Policia arreston shtatë persona në Deçan, kjo është arsyeja

23 mars 2021 | 11:34

Policia e Kosovës në Deçan ka arrestuar shtatë persona të cilët pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur fizikisht.

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës. Gjatë rrahjes, të dyshuarit kanë përdorur një thikë, e cila është konfiskuar.

“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Gjatë rrahjes, është përdorur një mjet i mprehtë (thikë), e cila është konfiskuar”, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.

Po ashtu, është bërë me dije se të dyshuarve i është ofruar tretman mjekësor, derisa njëri prej tyre është hospitalizuar në spitalin e Pejës.

“Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, ku njëri nga ta është hospitalizuar në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shkrimtar dhe gazetar i njohur në Poloni mund të…