Policia arreston të dyshuarin për disa vjedhje të rënda

04 gusht 2021 | 13:55

Sot hetuesit e stacionit Policor Qendra, pas një pune të gjatë hetimore, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda.

Rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

“Personi i dyshuar: V. Gj, mashkull, 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 8 raste të vjedhjeve ku i njëjti, dyshohet të jetë i përfshirë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë 23 vite nga rënia heroike e dëshmorit,…