Policia e Haitit vret katër qytetarë, dyshohet se ekzekutuan Presidentin

08 korrik 2021 | 11:09

Katër persona të dyshuar për vrasjen e Presidentit të Haitit, Jovenel Moïse, janë ekzekutuar në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë.

Policia sqaron se gjatë një operacioni janë arrestuar dhe 2 persona të tjerë, ndërsa aksioni vijon pasi ka ende të dyshuar që mund të kenë marrë në vrasjen e Presidentit. Përplasja mes policisë dhe një grupi të armatosur u zhvilluar në kryeqytetin e vendit, Port-au-Prince.

Shefi i policisë tha se të dyshuarit ‘ose do të kapen, ose do të vriten’, pasi i janë përgjigjur autoriteteve me të shtëna armësh.

Presidenti 53-vjeçar i Haitit u qëllua për vdekje në rezidencën e tij private gjatë natës së kaluar. Ndërkohë u plagos dhe zonja e parë, por ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autoritetet kanë njoftuar se Zonja e Parë është dërguar në Florida, pasi gjendja e saj është e rënduar./tvklan.al/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” ka njoftuar se ka…