Policia e Kosovës: 58 persona nuk respektuan masat kundër Covid-19

04 gusht 2020 | 12:23

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit 58 persona nuk kanë respektuar masat e vendosura nga qeveria, që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së mëtejmë të koronavirusit.

Rastet e mosrespektimit të masave, sipas raportit 24-orësh të policisë kanë ndodhur në Podujevë, Ferizaj, Prizren, Malishevë dhe Vushtrri.

Sipas policisë, në Podujevë  është iniciuar rast ndaj një personi, i cili ndonëse ishte pozitiv me sëmundjen COVID-19, nuk i është përmbajtur masave të vetizolimit.

“Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit në procedurë të rregullt dhe i njëjti është urdhëruar të kthehet në vetizolim”, është thënë në njoftim.

Me numrin më të madh të të ndaluarve prin Komuna e Prizrenit. Policia ka treguar se në këtë qytet janë ndaluar 50 persona, të cilët nuk kanë respektuar masat. Në dy raste të ndara në Prizren, policia ka shoqëruar 30 persona në stacionin policor, pasi të njëjtit kishin punuar në një lokal në kundërshtim me masat e qeverisë.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen fitoi kampionatin, Kupën e Gjermanisë dhe tani është…