Policia e Kosovës arreston një të dyshuar, kërkohej nga Gjermania

31 dhjetor 2025 | 19:14

Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti FAST, ka arrestuar një të dyshuar të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Në njoftim thuhet se sot rreth orës 14:00, nga policia është arrestuar një shtetas kosovar i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane.

“Ai kërkohej nën dyshimin për përfshirje në disa vepra penale të sanksionuara sipas ligjeve gjermane. Me aktvendim nga prokurori kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar qytetarët e…