Policia e Kosovës merr pjesë në konventën e shefave të policive në Europol

25 shtator 2025 | 11:32

Një delegacion i lartë i Policisë së Kosovës ka marrë pjesë në Konventën Vjetore të Shefave të Policive, e cila u mbajt në selinë e Europolit në Hagë,.

Ky delegacion është udhëhequr nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Hetimeve, drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar dhe zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Europol.

Sipas njoftimit të policisë, në qendër të diskutimeve në Konventë, ishin temat që lidhen kryesisht me krimin e organizuar ndërkombëtar, luftën kundër trafikimit të narkotikëve, pastrimin e parave, keqpërdorimin e shërbimeve financiare digjitale, si dhe format e reja të krimit financiar.

Gjatë punimeve tëkKonventës, delegacioni i Policisë së Kosovës zhvilloi një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të lartë të policive partnere dhe institucioneve ligjzbatuese ndërkombëtare.

“Në këto takime u diskutuan çështje që lidhen me sigurinë rajonale dhe globale, format inovative të bashkëpunimit policor, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira që synojnë forcimin e profesionalizmit dhe kapaciteteve të organizatave policore”.

“Pjesëmarrja e Policisë së Kosovës në këtë konventë është një dëshmi e qartë e angazhimit të saj për të avancuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të përmirësuar aftësitë dhe kapacitetet për të përballuar sfidat e sigurisë që po evoluojnë në nivel global”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor për komplot kriminal…