Policia e Kosovës pranon donacion nga ShBA-ja (Foto)

28 shtator 2020 | 15:41

Policia e Kosovës ka pranuar një donacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe USDOJ-ICITAP-i.

Në donacion përfshihen automjete dhe pajisje të përdorura nga fusha e teknologjisë informative si kompjuterë, printerë dhe skaner.

“Ky donacion i automjetit të përdorur dhe pajisjeve të përdorura ka për synim të ndihmojë Policinë e Kosovës në përmirësimin e kushteve të punës duke mundësuar kryerjen me efikasitet të punëve të përditshme”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka falënderuar Ambasadën e ShBA-së, për përkrahjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se…