Policia e Maqedonisë së Veriut ndaloi 47 emigrantë afër kufirit me Greqinë

23 shkurt 2020 | 15:32

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë gjetur 47 emigrantë në një kamionetë të braktisur afër kufirit me Bullgarinë dhe Greqinë.

Policia ka thënë se më 22 shkurt në një kamionetë janë gjetur emigrant nga Afganistani, Pakistani dhe Iraku. Ata kishin hyrë në Maqedoni përmes Greqisë dhe autoritetet kanë theksuar se do t’i kthejnë sërish prapa.

Kjo ngjarje ka ndodhur një javë pas gjetjes së 53 emigrantëve në një kamionetë në vendin e njëjtë. Policia kishte arrestuar shoferin si i dyshuar për pjesëmarrje në një grup që merrej me trafikim të njerëzve.

Rruga tranzitore nga Greqia për në Evropën perëndimore ishte mbyllur që nga viti 2015, por mijëra emigrantë ende tentojnë që të depërtojnë nëpër këtë rrugë duke dhënë shuma të mëdha parash ndaj trafikuesve, raporton “Rel”.

Agjencia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara, ka thënë se vitin e kaluar se rreth 71 milionë persona janë zhvendosur më 2018 si pasojë e luftës, persekutimit, një rritje prej më shumë se 2 milionë nga viti 2017 dhe më e larta në 70 vitet e fundit.

Zbulimi i emigrantëve në automjete bartëse të braktisura është bërë dukuri e zakonshme në Maqedoninë e Veriut. Në tre muajt e parë të vitit, janë gjetur 1 365 emigrantë që kanë hyrë ilegalisht në vend, raportojnë autoritetet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kjo ministri…