Policia e Moskës arreston ‘Batman’-in dhe i konfiskon makinën

01 mars 2020 | 13:07

Të gjithë të pasionuarit pas filmave me heronj kanë ëndërruar njëherë në jetën e tyre që të jenë si ata. Por kjo i ka kushtuar shtrenjtë një 32-vjeçari në Moskë, i cili kishte modifikuar vetë makinën e tij për ta bërë të ngjashme me atë që përdor Batman.

Makina e quajtur ‘Batmobile’ u ndalua nga autoritetet të cilët deklarojnë se ajo shkel rregullat e sigurisë në rrugë. Sipas ‘BBC’-së, përmasat e automjetit janë jashtë standardit të një makine normale dhe kjo përbën rrezik në qarkullim. Policia këtij 32-vjeçari ia ka konfiskuar makinën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotografi italian Bartolomeo Bove ka pasion të madh për krijesat…