Policia gjatë vikendit arrestoi gjashtë persona. Kjo ishte arsyeja

31 janar 2022 | 13:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit janë arrestuar gjashtë persona për veprat penale “Mbajtje në shfrytëzim, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Gjatë vikendit në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Njësitet Policore gjatë aktiviteteve në teren, kanë sekuestruar pesë (5) armë dhe një (1) armë e ftohtë (Thikë). Gjatë këtij aktiviteti nga njësitet Policore janë arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuar, tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar: 1 (një) arme AK 47; 1 (një) karikator i së njëjtës armë; 5 (pesë) copë fishekë të cal: 7.62mm; 1 (një) armë (pistoletë) e tipit “crvena zastava”; 1 (një) karikator i armës i së njëjtës armë; 8 (tetë) fishek të armës së njëjtë; 1 (një) armë ( pistoletë)e tipit “Retay” cal 9mm; 4 (katër) fishekë të armës së njëjtë; 1 (një) armë (pistoletë) “Zoraki M 906”; 1 (një) karikator i armës i së njëjtës armë; 5 (pesë) fishekë të armës së njëjtë; 1 (një) pushkë gjuetie “CIFSAN ESP 555” cal 12 mm; 1 (një) fishek 9mm; dhe 1 (një) brisk 8 cm”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Nga personat e arrestuar pas intervistimit me vendim te Prokurorit të shtetit, pesë nga ta janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa një nga personat e dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëmtimet nuk kanë të sosur për Sergio Ramosin në sezonet…