Policia gjen drogë të fshehur në motorin e një veture

05 dhjetor 2021 | 09:42

Policia ka gjetur në Vërmicë drogë të fshehur në motorin e një automjeti.

Dje rreth orës 21:00, në pikëkalimin kufitar në Vermicë, nga Shqipëria për në Kosovë ka hyrë një veturë me targa kosovare të cilin e drejtonte kosovari 24 vjeçar me inicialet Y. S.

Pas dyshimeve të bazuara të Policisë automjeti është selektuar për kontroll në vijen dytë, përcjell Klankosova.tv.

“Gjatë kontrollit më të detajuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në pjesën e motorit të automjetit është zbuluar një sasi rreth një kilogram (1kg) substancë e dyshuar si marihuan e cila ishte e mbështjellur në një qese najloni. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren dhe me vendim të Prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, ka bërë të ditur policia përmes një komunikate.

Tutje, në këtë komunikatë bëhet e ditur se rasti për hetime të mëtutjeshme është adresuar tek Njësia rajonale e hetimeve të antidrogës në Prizren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini në…