Policia greke zbulon 41 emigrantë në një kamion-frigorifer

04 nëntor 2019 | 14:43

Policia greke gjeti 41 emigrantë të fshehur në një kamion-frigorifer në autostradën në veri të Greqisë, kanë bërë me dije zyrtarët e policisë.

Emigrantët, shumica e tyre afganë, nuk kanë pësuar lëndime gjatë këtij lloji të transportit, ka thënë një nga zyrtarët, duke shtuar se sistemi i ftohjes nuk ishte i ndezur.

Policia ka ndaluar kamionin për një kontroll të rregullt, në një autostradë afër qytetit verior grek të Xanthi.

Pas zbulimit të emigrantëve brenda kamionit, policia ka arrestuar shoferin, ndërsa emigrantët janë dërguar për identifikim në një stacion të policie.

Shumica e emigrantëve që arrijnë në Greqi, largohen nga luftërat në Siri, Irak, etj., raporton “Rel”.

Autoritetet greke janë duke u përpjekur të përballojnë një rritje të mprehtë të numrit të emigrantëve në ishujt e saj lindorë.

Kampet e financuara nga BE-ja në Greqi, janë të mbipopulluara dhe në shumë raste janë shënuar incidente të dhunshme dhe viktima.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim koordinatorin…