Policia holandeze përballet me dhunë ‘të paparë’ të Vitit të Ri

01 janar 2026 | 15:25

Policia në Holandë është qëlluar me fishekzjarrë dhe është përballur me një “sasi të paparë dhune” në natën e Vitit të Ri, kanë njoftuar oficerët.

Një kishë e shekullit të 19-të në Amsterdam është përfshirë nga zjarri në orët e para të Ditës së Vitit të Ri, megjithëse shkaku i flakëve nuk dihet ende, raporton “BBC”.

Diku tjetër në Holandë, një djalë 17-vjeçar dhe një burrë 38-vjeçar është vrarë në incidente me fishekzjarrë. Në Bielefeld të Gjermanisë, policia lokale ka thënë se dy 18-vjeçarë kanë vdekur pasi kanë ndezur fishekzjarrë të bërë në shtëpi.

Në Hagë, grupe nga rrugët fqinje janë përleshur në distriktin Transvaal.

Kryetarja e Sindikatës së Policisë Holandeze, Nine Kooiman, ka thënë se ishte qëlluar me fishekzjarrë dhe eksplozivë të tjerë gjatë turnit të saj në Amsterdam.

Sasia e dhunës ishte “e pashembullt”, ka thënë ajo.

Raportet për sulme kundër policisë dhe zjarrfikësve ishin të përhapura në të gjithë vendin.

Bomba molotovi janë hedhur drejt policisë në qytetin jugor të Bredës. Në Roterdam, spitali i syve i qytetit ka thënë se kishte trajtuar 14 pacientë, përfshirë 10 të mitur, për lëndime në sy. Dy prej tyre i janë nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Në Amsterdam, kulla 50 metra e lartë e kishës historike Vondelkerk është shembur. Autoritetet kanë thënë se çatia ishte dëmtuar rëndë, por struktura pritej të mbetej e paprekur.

Bazilika neo-gotike është projektuar nga arkitekti Pierre Cuypers, veprat e të cilit përfshijnë edhe Rijksmuseum.

Një ndalim për fishekzjarrët jozyrtarë pritet të hyjë në fuqi në vitin 2026. Sipas Shoqatës Holandeze të Piroteknikës, këtë vit janë shpenzuar për to një shumë rekorde prej 129 milionë eurosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se një marrëveshje paqeje…