Policia: I dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë qëlloi veten

29 janar 2023 | 09:42

Nënë e bijë janë qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar të shtunën në Fushë-Kosovë. Shkaqet e plagosjes së dyfishtë mbeten akoma të panjohura. I dyshuari, sipas policisë, ka qëlluar për vdekje veten.

Pas plagosjes së dy grave, të cilat u dërguan në QKUK për trajtim mjekësor, policia u informua për vendndodhjen e të dyshuarit.

Por, kur zyrtarët policorë e kanë urdhëruar të dyshuarin që të dorëzohet, ai ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarëve policorë.

“Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë i dyshuari dyshohet se ka qëlluar veten dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Për ngjarjen është njoftuar edhe IPK.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË /ARMËMBAJTJE PA LEJE/Rr. Besa Besë, Fushë Kosovë  28.01.2023 – 11:42. Është raportuar se dy viktimat femra kosovare për shkaqe ende të panjohura janë qëlluar dhe plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendej në arrati. Viktimat për tretman mjekësor janë dërguar në QKUK. Më vonë është pranuar informata për vendndodhjen e të dyshuarit ku zyrtarët policorë e kanë urdhëruar të dyshuarin që të dorëzohet, mirëpo i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarëve policorë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë i dyshuari dyshohet se ka qëlluar veten dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe është njoftuar Inspektorati Policor. Të gjitha veprimet e nevojshme hetimore janë duke u marrë në koordinim me prokurorin e shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një çift bashkëshortor në Fushë-Kosovë.…