Arrestohen burrë e grua në Fushë-Kosovë

29 janar 2023 | 09:39

Policia e Kosovës ka arrestuar një çift bashkëshortor në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, burrë e grua u arrestuan për shkak se kishin një mosmarrëveshje në shtëpinë e tyre.

Rasti është hapur si “dhunë në familje”.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i PK-së:

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë 28.01.2023 – 13:10. Janë arrestuar dy të dyshuar çift bashkëshortor mashkull dhe femër kosovar/e për shkak të një mosmarrëveshje me njëri tjetrin në shtëpinë e tyre. Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjumi është një nga elementët më të rëndësishëm për mirëqenien…