Policia ia gjen serbit mitralozin në veturë

22 maj 2023 | 21:22

Policia e Kosovës e ka ndaluar një person me inicialet M.J, në Sharpelj-Jarinje, në brezin kufitar Kosovë-Serbi.

Në bagazhin e veturës “Golf Karavan” me targa serbe është gjetur një mitraloz.

39-vjeçari dyshohet se udhëtonte në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilegale.

“Policia e Kosovës ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore, arma është konfiskuar dhe pas konsultimit me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda në procedurë të rregullt për ”Kalim të pa autorizuar të vijës kufitare” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Tropojani i madh e i lavdishëm, shkrimtari i…