Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

16 gusht 2018 | 19:24

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksidentnë qendër të Prishtinës, më saktësisht në rrugën “Agim Ramadani”.

Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësja për Policinë e Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se dy persona janë lënduar në aksident ku janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 18 e 30 ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident të lënduar kanë mbetur dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar nga njësitet e trafikut të Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me…