Policia jep detaje për vrasjen në Podujevë

12 janar 2022 | 20:24

Si pasojë e të shtënave me armë një person ka humbur jetën.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin dhe thënë se rreth orës 16:00 kanë pranuar informatën për një rast të vrasjes së ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës.

“Lidhur me këtë rast në vendngjarje policia ka arrestuar një person të dyshimtë F.B, 34 vjeç. Në vendngjarje janë sekuestruar dy armë të gjuetisë”, tha ajo.

Tutej është theksuar se viktima në këtë rast është M.K, 30 vjeç, ndërsa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në mbledhjen e parë…