Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu disa vetura në ‘Veternik’

09 maj 2022 | 15:16

Disa vetura janë përfshirë nga zjarri sot në parkingun e një qendre tregtare në “Veternik” të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 13:40, ku nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa dëme materiale janë shkaktuar në 7 apo 8 vetura.

“Rreth orës 13:40 në ‘Veternik’ të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri, i cili dyshohet se ka kapluar një veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa të tjera të parkuara. Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrfikësve, të cilët lokalizuan zjarrin. Për momentin nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura”, ka njoftuar policia.

Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar…