
Policia jep hollësi për vetëplagosjen e polices në Prizren
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një zyrtare policore është vetplagosur aksidentalisht mbrëmë në orët e vona në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka se e njëjta është plagosur në gju dhe se është jashtë rrezikut për jetë.
Ai ka bërë me dije se rasti po hetohet nga Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës.
“Me datën 01.05.2025 rreth orës 23:10 , policia ka marr informatën se në Spitalin Rajonal në Prizren ka kërkuar ndihmë nje femer e vetplagosur me arme zjarri. Policia në spital kanë kuptuar se e vetplagosura ishte zyrtare policore. Policja është plagosur në gju dhe është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është njoftuar peokurori dhe Inspektoriati policor I Kosovës të cilët po e hetojn rastin”, ka deklaruar Bytyqi.