Policia jep hollësi të tjera nga sulmi terrorist në Vjenë

03 nëntor 2020 | 08:06

 

Policia e Vjenës ka konfirmuar se tre persona kanë vdekur nga sulmi terrorist që ka ndodhur mbrëmë. Përmes “Twitter”-it, nga ky institucion thonë se bëhet fjalë për dy burra dhe një grua që kanë vdekur pasi janë qëlluar me armë zjarri.

Gjithashtu, bëhet me dije se gjithsej 15 persona kanë mbetur të plagosur pas sulmit, kurse në mesin e tyre është edhe një oficer policie.

Sulmi ishte organizuar nga së paku një person, që është qëlluar dhe vrarë nga policia, thuhet në njoftimin e Policisë së Vjenës, derisa bëhet me dije se ky sulm terrorist është bërë me motive islamike. Më tutje, thuhet se personi që kreu sulmin kishte armë të gjata me vete si dhe një jelek shpërthyes që pas kontrollit policor doli të jetë fals.

Policia ka njoftuar se ka kontrolluar banesën e të dyshuarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi nuk do të ketë trajtim më special pasi…