Policia kërkon ndihmë, ky person mori parat e dikujt tjetër nga bankomati

01 shtator 2022 | 11:20

Më datë 26.05.2022, në Stacionin Policor në Pejë, ankuesi ka raportuar se me datё 12.04.2022, kishte tentuar tё bёjё tërheqjen e parave nga bankomati i njё banke nё rrugën “Isa Dema” nё Pejё, meqenëse i njëjti ka qëndruar pёr njё kohё tek bankomati dhe nuk i kanё dalur mjetet (paratё), ёshtё larguar duke menduar se nuk ka para.

Mё pas aty vjen njё person mashkull rreth moshёs 30-vjeçare i cili pasi qё vëren tё hollat qё ishin dalё nga bankomati tё njëjtat i merr dhe largohet me shpejtësi nga aty.

Hetuesit pranё Stacionit Policor Pejё, gjatё hetimeve dhe shikimit tё kamerave nuk kanё arritur identifikimin e personit tё dyshuar, andaj me autorizim tё Prokurorit tё shtetit, publikohen fotogarfitё e personit tё dyshuar.

“Kёrkojmё bashkёpunim nga të gjithë qytetarët që të na ndihmojnë për çdo informacion lidhur me personin e dyshuar. Bashkangjitur keni fotot e personit tё dyshuar. Për çdo informacion luteni të na kontaktoni në numrat e poshtëshënuar. 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë / – E-mail adresa: [email protected] (PA PAGES OSE DREJN KONTAKTO”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se…