Nënkryetari i Prishtinës thotë se nuk e mori pagën si zakonisht: Veprim i jashtëligjshëm qeveritar
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se sot nuk e ka marrë pagën si zakonisht.
Ministria e Financave ka vendosur të mërkurën që të mos i ekzekutojë pagat si tërësi për mësimdhënësit dhe komunat si rezultat i grevave.
Shumica e komunave nuk i kanë dorëzuar listat e grevistëve.
Veprimin e qeverisë, Zogaj e ka cilësuar si të “papranueshëm dhe të jashtëligjshëm”.
“Sot nuk jam paguar, si zakonisht sepse Ministria e Financave ka vendosur mos me i procesuar pagat për komunën e Prishtinës!!! Totalisht e papranueshme dhe e jashtëligjshme. Komunat kane buxhetet e veta, dhe janë punëdhënës i pavarur”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.
Sot nuk jam pguar, si zakonisht, sepse Ministria e Financave ka vendosur mos me i procesu pagat per Komunen e Prishtines!!! Totalisht e papranueshme dhe e jashteligjshme. Komunat kane buxhetet e veta, dhe jane punedhenes i pavarur. pic.twitter.com/LE0vGkWv4P
— Alban Zogaj (@albanzogaj) September 1, 2022



