Policia kërkon ndihmë për të kapur këtë person (video)

28 tetor 2022 | 12:20

Policia e Kosovës, bazuar në ligjin për publikimin e fotove dhe video-incizimeve si dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka publikuar një video me foto, me qëllim të identifikimit të personit të dyshuar i cili shihet në këtë video.

“Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët, i njëjti kërkohet mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ‘Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1,pika 1.8 i KPRK-së. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmëroj Policinë e Kosovës në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia ka njoftuar se informacionet që mund të kenë qytetarët për këtë person do të trajtohen si anonime. “Në vijim keni numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese të PK-së: -192 dhe 080019999 (pa pagës) – 039/432 327 Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë apo edhe E-mail adresa: [email protected]”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka thënë se Qeveria…