
Policia kërkon ndihmënga qytetarët për arrestimin e këtij personi (Foto)
28 maj 2021
| 11:15
Policia e Kosovës në Pejë, në bashkëpunim me Gjykatën Themelore të këtij rajoni ka kërkuar ndihmën për gjetjen e të dyshuarit Malë Sejfijajt.
Sejfiaj është i ngarkuar me akuzën për lëndim të rëndë trupor dhe për momentin ndodhet në arrati.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, ka njoftuar policia.