ShBA-ja tërhiqet nga traktati i Qiejve të Hapur, kritikon Rusinë

28 maj 2021 | 11:14

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se nuk do të bashkohen përsëri në Traktatin e Qiejve të Hapur, ku bën pjesë dhe Rusia, që lejon fluturime ajrore të paarmatosura mbi dhjetëra vende pjesëmarrëse.

Departamenti i Shtetit në një deklaratë tha se Traktati i Qiejve të Hapur “është minuar nga shkeljet e Rusisë“. “Në përfundimin e rishikimit të tij të traktatit, Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të kërkojnë të bashkohen përsëri“, thuhet në reagimin e DASH.

Por nga ana tjetër, Rusia mohon akuzat dhe vendi pritet gjithashtu të tërhiqet nga traktati këtë vit.

Marrëveshja lejon fluturime me njoftim të shkurtër për të monitoruar aktivitetin ushtarak. Më shumë se 30 kombe marrin pjesë në traktatin i cili hyri në fuqi në 2002. Kjo marrëveshje është një mekanizëm për t’u siguruar kundër sulmit të befasishëm.

Njoftimi për tërheqjen nga traktati vjen në një kohë kur Presidenti Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin po përgatiten për një samit në Gjenevë, Zvicër, në 16 Qershor./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri gjerman i Shtetit për Evropë, Michael Roth, ka thënë…