Policia kërkon nga qytetarët respektimin e masat anti-Covid
17 tetor 2021
| 14:33
Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të respektohen masat anti-covid gjatë procesit të votimit.
Policia ka treguar se po merren gjitha veprimet komfor planifikimeve operacioneve.
“Me qëllim të zbatimit të masave, janë duke u aplikuar kontrolle të vazhdueshme ndaj atyre që nuk zbatojnë masat anti-Covid-19, dhe masa ligjore janë ndërmarr dhe po ndërmerren në vazhdimësi. Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët që të respektojnë vendimet e marra nga qeveria e vendit, me qëllim që të ruajmë shëndetin publik si dhe të pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.



