Policia konfirmon dorëzimin e Kadri Shalës

26 tetor 2020 | 14:39

Policia e Kosovës ka konfirmuar dorëzimin e Kadri Shalës, pronarit të kompanisë “LDA Group”, ku shkuan rreth 2.1 milionë eurot e shtetit nga disa transaksione ilegale

Policia ka bërë me dije së Shala është duke u intervistuar, raporton “Epoka e re”.

“Lidhur me rastin e poshtëshënuar, sot në Polici të Kosovës është vetedorëzuar një mashkull kosovar i cili tani është në proces të intervistimit. Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme lidhur me rastin dhe personin në fjalë do t’i ndërmerr në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, ka bërë me dije Policia e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teknologjia VAR po del të jetë problematike në botën e…