Policia konfiskon armë dhe municion në Gjakovë

17 tetor 2019 | 14:47

Pas një pune operativo-hetimore Njësia e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare ‘Perëndimi’ në Gjakovë në bashkëpunim me njësitë tjera të Drejtorisë Rajonale në Gjakovë kanë realizuar një operacion policor.

Sipas njoftimit të policisë, plani operativ “ARMËT” është kryer në fshatin Fshej të Gjakovës, me ç’rast gjatë bastisjes janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit dhe mjete tjera të ftohta si 2 AK 47, 1 revole, 290 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 7 karikatorë të armëve AK-47, 4 copë krehër të fishekëve, 1 pastrues të armëve, 2 shufra metalike, 3 thika ushtarake dhe 1 boks të hekurt.

Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhër kontrollit të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbulimin dhe parandalimin e dukurive negative, përfshirë edhe parandalimin e posedimit të armëve ilegale.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar…