Policia konfiskon rreth 40 mijë euro false, arreston dy persona

15 shkurt 2019 | 15:35

Zyrtarë të Policisë së Kosovës ka bërë me dije se kanë zbuluar rreth 40 mijë euro false , me ç’rast janë arrestuar dy persona.

Drejtori i Drejtorisë për krime ekonomike dhe korrupsion, Bashkim Spahiu, në një konferencë për medie ka bërë me dije se këto para janë konfiskuar të enjten mbrëma.

“Mbrëmë realizuam planin operativ për veprën penale ‘falsifikim parash’, e që ka rezultuar me 393 kartëmonedha, që arrijnë vlerën e 39 mijë e 300 euro, për çka janë arrestuar dy persona të dyshuar. Realizimi i planit operativ është realizuar pas aplikimit të metodave të avancuara”, ka deklaruar Spahiu.

Ai ka thënë se gjatë kontrollit në dy lokacione, ka rezultuar me konfiskimin e dy telefonave celular dhe një veturë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi e nisi me fitore sezonin pranveror në IPKO Superligën…