Policia maqedonase ndalon 45 emigrantë afër kufirit me Serbinë

22 gusht 2019 | 16:52

Policia në Maqedoninë e Veriut ka bërë me dije se ka ndaluar 45 emigrantë në një furgon afër kufirit me Serbinë, si dhe ka arrestuar ngasësin e mjetit, nën dyshimin e kontrabandimit me njerëz.

Në një komunikatë të policisë maqedonase është thënë se 42 emigrantë janë pakistanezë, dy afganë dhe një sirian. Ata janë parë duke u larguar nga furgoni afër kufirit, transmeton agjencia e lajmeve “The Associated Press”.

Emigrantët besohet se kanë hyrë në këtë shtet ilegalisht nga Greqia dhe kanë paguar kontrabanduesit për t’i dërguar në Serbi, që më pas të kalojnë kufirin për të arritur në ndonjë vend të Bashkimit Evropian.

Policia ka thënë se këta persona janë dërguar në një kamp në Gjevgjeli, në pritje të dëbimit në Greqi.

Zyrtarët policorë po ashtu kanë thënë se kanë ndaluar 10 017 emigrantë që kanë hyrë ilegalisht në këtë shtet në gjysmën e parë të këtij viti. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) , Daut…