Duat Haradinaj: Kuvendi dhe Qeveria pamundësuan ndarjen e Kosovës

22 gusht 2019 | 16:48

Ish-deputeti  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) , Daut Haradinaj, pas shpërndarjes së Kuvendit, ka thënë se ky institucion dhe Qeveria e drejtuar nga vëllai i tij, Ramush Haradinaj kanë pamundësuar ndarjen e Kosovës.

Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka postuar një fotografi me vëllai e tij, në të cilën ka shkruar se Qeveria dhe Kuvendi do të kujtohen për shumë procese të rëndësishme për vendin.

“Pas shpërbërjes së Kuvendit, dëshiroj t’i falënderoj kolegët e mi të AAK-së dhe të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës për kolegialitet të përsosur pavarësisht dallimeve që kishim.
Ky Kuvend dhe kjo Qeveri do të kujtohen me theks të veçantë që e pamundësuan ndarjen e Kosovës, formimin e ushtrisë së Kosovës, ligjin për Trepçën dhe çështje tjera kruciale.
Për një Kosovë 100 për qind. Na priftë e mbara dhe suksese në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Pas shpërbërjes së Kuvendit, dëshiroj t’i falënderoj kolegët e mi të AAK-së dhe të gjithë deputetët e Parlamentit të…

Gepostet von Daut Haradinaj am Donnerstag, 22. August 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka zgjatur një vit eksperienca e Gianluigi Buffon me fanellën…