Buffon: Nuk do të jetë një fillim aspak i lehtë

22 gusht 2019 | 16:40

Ka zgjatur një vit eksperienca e Gianluigi Buffon me fanellën e Paris Saint-Germian, me portierin ekspert që, këtë verë, ka vendosur të kthehet tek Juventus. Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga java e parë e kampionatit, me bardhezinjtë që do të luajnë në fushën e Parmas, Buffon ka përshkruar emocionet e tij në një letër të gjatë të publikuar në aplikacionin e tij.

“Tashmë është afër. Edhe pak dhe do të fillojë ai që për mua do të jetë sezoni i 26-të si futbollist profesionist. Do të jetë përsëri në Itali, pas parantezës në Paris. Do të jetë përsëri me fanellën e Juventusit, klubi me të cilin kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës sime. Dhe do të jetë në Parma, në Tardini, stadiumi ku gjithçka filloi në 1996-ën. Nëse nuk është fat ky…”.

“Të shtunën do të më vijnë në mendje shumë kujtime, do të përjetoj përsëri emocione të mëdha dhe do të takoj shumë miq të rinj. Ndoshta nuk mund të kishte një situatë më simbolike se kjo për të shoqëruar kthimin tim në kampionatin italian. Emocione që, siç thuhet në këto raste, do të zhduken pas fillimit të ndeshjes. Transferta në Parma nuk është mënyra më e lehtë për ta nisur sezonin e ri”.

“Kam vuajtur gjithmonë në Tardini me fanellën e Juves: ndeshje të vështira, fitore të vuajtura dhe, ndonjëherë, disa zhgënjime. Por java e parë është thelbësore. Një nisje e mirë të ndihmon të fitosh besim dhe ta përballosh më mirë fillimin e sezonit. Veçanërisht kur në javën e dytë do të përballemi me një kundërshtar direkt. Megjithatë, do të kemi kohë për të menduar për Napolin. Tani duhet të përqendrohemi te Parma”, ka shkruar Buffon.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftime nga KEDS për punimet në rrjet 23.08.2019 Punime të…