Policia me aktivitete operacionale për parandalimin e aksidenteve rrugore

19 mars 2019 | 20:28

Vozitja/drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit përfshinë një nga rreziqet serioze për sigurinë në trafikun rrugor.

Humbja e jetëve njerëzore si pasojë e shkaktimit të aksidenteve nëpër rrugët tona edhe gjatë këtij fillimviti ka qenë shqetsuese.

Policia e Kosovës ka vazhduar angazhimin e saj në realizimin e planeve konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.  

“Për këtë arsye masa aktive po ndërmirren në implementimin e Planit Operativ “Drejtimi i automjetit nën ndikim të alkoolit”, ku vetëm gjatë periudhës kohore (01-16.03.2019) nga njësitet policore janë shqiptuar 102 (njëqind e dy) tiketa ndaj kundërvajtësve që kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, si dhe janë iniciuar 2 (dy) raste/kallëzime penale”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa, Kosova nga qarqet ndërkombëtare  u trajtua me të drejtë…