Policia me apel për ngasësit pas reshjeve të dendura të borës

03 prill 2023 | 23:05

Policia e Kosovës pas reshjeve të shiut ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica.

“Edhe pse jemi në stinën e pranverës dhe shumica e automjeteve në qarkullim mund të jenë me goma të verës, pas paralajmërimit se këtë javë gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta (reshje të shiut, në lokacione të ndryshme mundësi për reshje bore, rrjedhje të ujit në rrugë e po ashtu edhe dëmtim i asfaltit dhe krijim i gropave), kërkohet nga shoferët që të shtohet kujdesi gjatë qarkullimit në rrugë, ku me rënien e temperaturave krijohen ngrica që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik”, ka apeluar Policia duke kërkuar nga ngasësit që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.

Policia e Kosovës bazuar në kushtet meteorologjike apelon për kujdes të shtuar në trafik:

· Përqendrohuni maksimalisht gjatë drejtimit të mjetit!

· Mbani distancën e sigurt në mes mjeteve!

· Përdorni rripin e sigurisë!

· Respektoni kufizimet e shpejtësisë konform kushteve atmosferike të krijuara!

· Mos përdorni telefoni mobil gjatë ngasjes!

· Mos kryeni parakalime të ndaluara apo mos bëni manovra me mjet në rrugë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ne Ludwigsburg në Restorantin “Diamant” u bë promovimi i librit…