Policia me apel për qytetarët pasi brenda 24-orëve ndodhën 55 aksidente trafiku

07 janar 2024 | 15:27

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndodhur 55 aksidente trafiku.

“Gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 55 aksidente në trafikun rrugor, Policia e Kosovës me zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik”, ka njoftuar policia.

Me këtë rast, policia ka njoftuar se për 24 orë janë konfiskuar 34 patentëshoferë.

“Gjatë 24 orëve të kaluara në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 545 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve iu janë konfiskuar patentëshoferi për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik”, ka njoftuar policia.

Policia e Kosovës u ka bërë apel shoferëve dhe të gjithë pjesëmarrësve tjerë që të jenë më vigjilent.

“Apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Shqipërisë ka miratuar së fundmi një akt normativ…