Policia ndalon mbajtjen e një dasme në Hereq të Gjakovës

05 janar 2022 | 23:45

Në Gjakovë, sot rreth orës 18:30, policia ka penguar mbajtjen e një dasme.

Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale të Gjakovës, Nysret Xhurkaj, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka shqiptuar gjobë dhe nga lokali ku mbahej ahengu, janë larguar mysafirët.

“Rreth orës 18:30, stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë se në fshatin Hereq, Gjakovë, në një lokal, është organizuar aheng familjar, dasmë.

Policia ka vepruar se bashku me inspektorët e AUV-it dhe nga ana e tyre (AUV) është shqiptuar dënim mandator (gjobë), si dhe janë larguar të gjithë mysafirët”, ka thënë Xhurkaj për Klankosova.tv

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestuesit në Kazakistan po tentojnë të rrëzojnë statujën e ish-presidentit…