Policia ndërpret ahengun familjar në Pejë, organizatorët gjobiten

07 gusht 2020 | 09:06

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë mos t’i respektojnë rekomandimet dhe masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Mbrëmë në fshatin Stankaj të Pejës raportohet se dy të dyshuar, një burrë dhe një grua kanë organizuar aheng familjar në një lokal-restorant në kundërshtim me vendimin e qeverisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët komunalë, të cilët dy të dyshuarve u kanë shqiptuar gjoba mandatore, ndërsa me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
55 pacientë me koronavirus po trajtohen aktualisht në Spitalin e…