Policia në Australi parandalon një ‘sulm terrorist’

20 nëntor 2018 | 10:50

Policia në Australi ka bërë me dije se ka arrestuar tre persona që po bënin komplot për të kryer sulm terrorist në Melburn.

Grupi ka planifikuar të përdorë pushkë gjysmë-automatike për të vrarë sa më shumë njerëz në një vend të populluar, thanë autoritetet.

Të dyshuarit – 21, 26 dhe 30 vjeç është thënë se janë frymëzuar nga grupi militant Shteti Islamik.

Kryekomisionari i policisë australiane, Graham Ashton, ka thënë se nuk ka kërcënim për publikun.

Ashtoni ka thënë se të dyshuarit nuk e kanë vendosur shënjestrën për sulmin, porse planifikimi i tyre është “përshkallëzuar” në ditët e fundit.

Më 9 nëntor, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një sulm me thikë në Melburn, ku ka mbetur i vrarë një person dhe të plagosur dy të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, Asambleja e Përgjithshme e Interpolit, në sesionin e saj…