Policia në Ferizaj nis aksionin e koduar ‘Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit’

22 qershor 13:33

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur një aksion i koduar ‘Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit’.

Ky aksion, ndryshe nga aksionet tjera po realizohet në bashkëpunim të policisë me rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe policisë me uniformë nga stacioni policor i Ferizajt.

“Një patrullë e policisë me rroba civile, në lokacione të ndryshme identifikon shoferët të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, me theks të veçantë, duke e përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit dhe lajmëron patrullën policore e cila është me uniformë. Pas identifikimit të kundërvajtësit, i njëjti ndalohet nga policia me uniformë dhe i shqiptohet gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe ka synimin që të parandalohen aksidentet në komunikacionin rrugor, ngaqë kundërvajtjet e tilla shpeshherë kanë shkaktuar edhe aksidente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katërmbëdhjetë persona, të lënduar në aksidente trafiku, kanë kërkuar ndihmë…