Policia në Gjilan shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik

12 janar 2022 | 16:05

Policia e Gjilanit nga 1 janari deri më 11 janar ka shqiptuar 1 mijë e 552 gjoba në trafik dhe 815 për mosrespektim të masave kundër Covidit.

Sipas policisë, aksionet po realizohen nga njësia rajonale e komunikacionit rrugor si dhe nga njësitet e stacioneve policore në rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Gjilanit.

“Lloji i kundërvajtjeve për të cilat janë shqiptuar gjoba kanë të bëjnë me: mosrespektimi i shpejtësisë së kufizuar, tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, kalimi i afatit të regjistrimit mospërdorim i rripit të sigurisë, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes mungesë e posedimit të pajisjeve dimërore si dhe kundërvajtje tjera të ndryshme bazuar në ligjin e trafikut rrugor. Për këto kundërvajtje gjatë kësaj periudhe kohore në total janë shqiptuar 1552 gjoba”, ka njoftuar Policia në Gjilan.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar te qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionet dhe masat kundër Covidit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian ka treguar asetet e saj të famshme derisa…