Policia në Leposaviq gjen armatim, eksploziv e uniforma ushtarake
28 shkurt 2025
| 16:43
Policia e Kosovës do të mbajë sot (e premte) një konferencë për media nga ora 18:00, ku do të shpalosen detaje rreth operacionit policor që është zhvilluar në një fshat të Leposaviqit.
Është bërë me dije se realizimi i operacionit policor ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e armatimit, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, që do të prezantohen në konferencë.
“Në këtë konferencë do ta marrë pjesë: ministri i MPB-së, z. Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha dhe zëvendësdrejtori i DRP Mitrovicë Veri Veton Elshani”, ka njoftuar policia.



