Policia në Mitrovicë shpërndan fletëpalosje informuese për qytetarë

25 korrik 2019 | 16:21

Drejtoria rajonale e policisë në Mitrovicën e Jugut, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve parandaluese në ofrimin e sigurisë në komunikacionin rrugor, ka filluar me shpërndarjen e fletëpalosjeve “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”.

“Në sajë të angazhimeve konkrete policore, veprimet parandaluese po ndërmerren si domosdoshmëri e rrethanave, me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për pasojat dhe rreziqet që mund të ndodhin me veprime dhe sjellje të pakontrolluara. Ndër objektivat që po realizohet gjatë kësaj jave, është shpërndarja e fletëpalosjeve për qytetarë, ku në fletëpalosje janë përshkruar dhe janë ilustruar njohuri themelore që kanë të bëjnë me vetëdijesimin e qytetarëve”, është thënë në njoftimin e policisë.

Shpërndarja e fletëpalosjeve  është duke u bërë në gjithë zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë rajonale të policisë në Mitrovicën e Jugut, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të sigurisë në komunikacionin rrugor.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 person

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovë, Rashit Qalaj, ka…