Policia në Pejë arreston personin që e kërcënoi Milaim Zekën

30 mars 2020 | 18:09

Policia e Pejës ka arrestuar një person i cili ka kërcënuar në rrjetin social “Facebook”, kryetarin e Partisë Euroatlantike, Milaim Zekën.

Kishte shkruar në faqen zyrtare të partisë së Milaim Zekës, se ky i fundit duhet të vritet. E për kërcënimin që bëri në “Facebook”, F.L nga Peja u arrestua nga policia.

E rastin për “Express”,   e ka konfirmuar edhe zyra për informim e policisë së Pejës.

“Mund të konfirmojmë arrestimin e  një personi për veprën penale “Nxitje e përqarjes dhe mosdurimit”. I dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë. Lidhur me rastin është lajmëruar edhe prokurori kujdestar dhe po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme”, kanë thënë policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Shtimes ka mbajtur mbledhjen e Shtabit Emergjent Lokal…