Policia në Skenderaj arreston personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës

03 gusht 2021 | 12:07

Stacioni Policor në Skenderaj, krahas punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, në vazhdimësi është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

“Sot me datë 03.08.2021 policia në Skenderaj ka realizuar urdhëresën me nr. ED.nr.99/21, ku në njërin nga fshatrat e Komunës së Skenderajt pas identifikimit, zyrtarët policorë kanë arrestuar të dyshuarin Z.V, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte në kërkim me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata kompetente për veprën penale ‘Grabitje’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rudina Dembacaj është një nga personazhet më të drejtpërdrejtë të…