Policia njofton se bllokohet përkohësisht rruga Prishtinë-Gjilan, shkak protesta e serbëve

22 qershor 2023 | 10:48

Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga kryesore në Graçanicë nuk do të jetë e qarkullueshme nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës së paralajmëruar nga qytetarët serbë.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se me qëllim të mbarëvajtjes së protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas.

“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative“, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho është dënuar UEFA për finalen e Ligës së…