Policia parandalon kontrabandim të pemëve, perimeve dhe drurëve

24 qershor 2022 | 16:22

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare – Veriu, në tri raste të ndryshme kanë ndaluar tre kamionë të ngarkuar me mallra pa dokumente përcjellëse.

“Me datë 23.06.2022, rreth orës 16:00, në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e kontrabandës, Policia e Kosovës, bazuar në analizën e informacioneve të pranuara, ka ndaluar një kamion me targa të huaja që po lëvizte nga territori i Kosovës në drejtim të Serbisë me vozitës dhe pasagjerë meshkuj shtetas të Serbisë, në të cilin kishin të ngarkuar pemë, perime dhe shkrepëse rimbushëse. Po ashtu, në datën e lartcekur, rreth orës 20:00, në dy raste të ndara janë ndaluar dy kamionë: njëri me targa vendore, tjetri me targa të huaja, me vozitës meshkuj kosovarë, të ngarkuara me dru në sasi gjithsej 34 metra kub dhe pa dokumente përcjellëse”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lidhur me rastet për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent, me autorizim të të cilit janë iniciuar rastet “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo vijës kufitare dhe kontrabandim me mallra”.

Në rastin e parë automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin Doganor në Mitrovicë dhe me vendim të prokurorit lënda trajtohet në procedurë të shpejtë dhe të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Në dy raste të tjera është njoftuar Agjencia Pyjore e Kosovës në Mitrovicë për veprimet e mëtutjeshme dhe me vendim të prokurorit rasti trajtohet në procedurë të rregullt dhe të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot…