Policia rajonale e Gjakovës ndan mirënjohje për kryetarin Begaj

17 shkurt 2021 | 13:04

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, kolonel Lumni Graishta, ka ndarë mirënjohje për kryetarin e komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për bashkëpunimin dhe për përkrahjen e parezervë për Policinë e Kosovës.

Kjo mirënjohje është ndarë në fund të vitit 2020, por i është dorëzuar me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në emër të drejtorit të policisë për rajonin e Gjakovës, kolonelit Lumni Graishta, këtë mirënjohje kryetarit Begaj ia ka dorëzuar komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, ndërsa në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha.

Kryetari Begaj e ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe drejtorin Graishta për vlerësimin e bërë për komunën e Malishevës, e po ashtu edhe nënkryetari Berisha, e ka falënderuar policinë për vlerësimin e angazhimit të kryetarit Begaj, si dhe për bashkëpunimin e mirë mes dy institucioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florent Hadergjonaj e ka uruar Kosovën për Përvjetorin e Pavarësisë,…