Policia sekuestron 2 mijë e 259 monedha të falsifikuara prej 2 eurosh në Prishtinë

12 nëntor 2021 | 11:09

Policia e Kosovës ka sekuestruar 2 mijë e 259 monedha të metalta prej 2 eurosh, si dhe 84 të tjera prej 1 eurosh, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

“Nga një institucioni  është njoftuar për monedha të metalta të falsifikuara, njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar rreth 2 259×2 € dhe 84×1 € monedha të metalta të cilat të dyshohet se janë të falsifikuara. Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

Po ashtu, të hënën një bankë ka raportuar se kanë pranuar rreth 270 euro para të metalta, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur…