
Policia sekuestron 73 motoçikleta në Prishtinë
28 korrik 2025
| 15:11
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka sekuestruar 73 motoçikleta po në Prishtinë.
Sekuestrimet janë kryer nga brenda periudhës njëjavore, si shkak i mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, skadimit të afatit të regjistrimit dhe mungesës së kategorisë përkatëse të patentë shoferit. Përveç sekuestrimeve, Policia ka shqiptuar edhe 358 gjoba për shkelje të ndryshme nga drejtuesit e motoçikletave. Policia e Kryeqytetit apelon që ngasësit të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.